Në lidhje me angazhimin e Alajndin Memedit në Klinikën e fëmijëve, duam që ti sqarojmë opinionit dilemat eventuale, me këto fakte:
E para, nuk është e vërtetë se Memedi pas shkarkimit nga pozita e drejtorit ekonomik është angazhuar si këshilltar. Ai aspak nuk ka qenë drejtor ekonomik në momentin e e ndryshimeve në Ligjin për mbrojtje shëndetsore, me të cilat u pezullua ky funksion në Klinika.
E dyta, ai është magjistër i shkencave ekonomike dhe ekspert i dëshmuar në menaxhment, me përvojë shumëvjeçare në sektorin privat, si dhe në sektorin e shëndetësisë.
Tregues i aftësive të tij menaxheriale është edhe periudha kur u dëshmua si drejtor shumë i suksesshëm në Institutin e mjekësisë së punës- të cilin në periudhën nga viti 2014-2022 e transformoi, nga një institucion i dështuar e me shumë probleme finansiare dhe organizative, në një institucion bashkëkohorë publik shëndetësorë, me gjendje shumë të mirë finansiare, me rritje të buxhetit 100% nga gjendja fillestare, me objekt të renovuar plotësisht, me aparaturë të re, ku qytetarët çdo ditë marin shërbime cilësore shëndetësore.
E treta, me qëllim të informimit objektiv të opinionit, Alajdin Memedi është i vetmi drejtor ekonomik i cili ka fituar rastin gjyqësor për shkarkimin e tij të pa bazë nga pozita e drejtorit ekonomik në nëntor të vitit 2022 ( me preteksin e koeficientit joadekuat të rrogës, të cilin koeficient ai e ka trashëguar si gjendje paraprake). Me këtë përfundimisht hudhen të gjitha pretendimet për gjoja parregullsi dhe për këtë ka edhe vendim gjyqësorë. Kjo është edhe një dëshmi se Alajdin Memedi gjithmonë ka punuar dhe vepruar në suaza të normave dhe dispozitave ligjore. Këtë e dëshmon edhe raporti i fundit i ESHR nga revizioni i vitit 2023.
Pas pezullimit të pozicionit drejtor ekonomik në Klinika, me ndryshimet e fundit ligjore, IPSH Klinika Univerzitare për sëmundje të fëmijëve- Shkup kursen mesatarisht rreth 140.000 denarë në muaj, që harxhoheshin për rrogën dhe harxhimet e rrugës për drejtorin ekonomik.
Ndërsa për shërbimet e këshilltarit finansiar Alajdin Memedi, Klinika nuk ka aspak ndryshime në harxhime, ngase edhe më parë, deri më tani, Klinika në kuadër të normave ligjore ka pasur këshilltar finansiar.
Të potencojmë se IPSH Klinika Univerzitare për sëmundje të fëmijëve- Shkup me mbi 300 të punësuar dhe me një gamë të madhe të punëve e shërbimeve që kryen, ballafaqohet me mungesë të madhe të punëtorëve në administratë. Sektorët më të rëndësishëm nuk kanë udhëheqës. Sektori i finansave dhe njësia për kontabilitet nuk kanë udhëheqës. Poashtu edhe njësia për prokurim publik nuk ka udhëheqës, funskionon me një të punsuar.
Është e pamundur që një institucion kaq i madh- si Klinika e fëmijëve, të funksionoj pa njerëz me përvojë të cilët duhet të kenë njohuri të shkëlqyera në fushën e finansave dhe kontabilitetit.