Ambasadori i Republikës së Sllovenisë ekselenca e tij z. Gregor Presker së bashku me bashkëshorten znj. Elvira Zlatic Presker dhe bashkëpunëtorët e tyre sot na bënë një nder të madh me vizitën e tyre në Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve.
Në takim, drejtori D-r Rexhep Memedi ju shprehu mirënjohjen e tij të përzemërt për kohën e ndarë dhe për vëmendjen e treguar ndaj pacientëve më të vegjël dhe më të dashur, ndërsa e njohu ambasadorin me vizionin dhe misionin e Klinikës për Sëmundjet e Fëmijëve.
Gjithashtu u bisedua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë me kolegët- ekspert të pediatrisë nga Sllovenia, për çka drejtori dhe ambasadori shprehën vullnet dhe gatishmëri.
Gjatë kësaj vizite, ambasadori Presker dhe bashkëshortja e tij pacientëve të vegjël ju sollën buzëqeshje dhe dhurata për festat e fundvitit, duke ju dëshiruar shërim të shpejtë dhe të presin vitin e ri në atmosferë familjare.