Organizata humanitare ” Kalliri i Mirësisë ” realizoi shpërndarjen e 80 batanijeve në Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve, duke sjellë ngrohtësi dhe përkujdesje për më të vegjëlit që po përballen me sfidat shëndetësore.
Kontributet e tilla jo vetëm që ndihmojnë në përmirësimin e kushteve spitalore, por gjithashtu shprehin afërsinë dhe shpresën për ata që po trajtohen për shëndetin e tyre.
Drejtori D-r spec. Rexhep Memedi, në emër të stafit të Klinikës, shpreh falenderim për solidaritetin dhe humanizmin e treguar nga O.H ” Kalliri i mirësisë ” .


