Klinika Univerzitare për sëmundje të fëmijëve ndan edhe një sukses në trajnimin për aplikim të PICC line ( insertimi periferik i keteterit qëndror venoz), i organizuar nga Project HOPE dhe Becton- Dickinson. Trajnimin e kanë ndjekur mjek dhe infermiere të cilët kanë përvetësuar shkathtësi të avansuara për skanim me ultrazë gjatë aplikimit të PICC kateterit, me ç’rast kanë ushtruar këtë procedurë edhe praktikisht në maneken specijal.
Gjithashtu Project Hope i ka dhuruar Klinikës sonë edhe dy sonda lineare për ultrazë, të nevojshme për implementim të suksesshëm të këtyre procedurave të ndërlikuara.
Gjatë këtyre ditëve është realizuar trajnim edhe për mbështetje respiratore invazive dhe joinvazive për pacinetët neonatal në Repartin për kujdes dhe mjekim intenziv.
Jemi shumë falenderues për këto trajnime dhe urojmë që ky bashkpunim të vazhdoj edhe në të ardhmen.