Në Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve, në prezencë të kryeministrit z. Hristijan Mickoski, ministrit të shëndetësisë z. Azir Aliu, drejtorit të Fondit shëndetësore z. Sasho Klekovski, drejtorëve të institucioneve publike shëndetësore dhe mysafirve të çmuar,
prezantuam 11 projekte të realizuara gjatë 11 muajve të mandatit të drejtorit Dr. spec. Rexhep Memedi në krye të këtij institucioni të rëndësishëm shëndetësor.
Këto janë projekte të rëndësishme, disa prej të cilave janë projekte infrastrukturore dhe disa janë pajisjeve moderne mjekësore, të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe do të avansojnë kujdesin mjekësor për pacientët më të vegjël.
Këto projekte në fakt janë zgjidhje për shumë probleme dhe mangësi, që janë identifikuar në këtë Klinikë në fillim të mandatit të drejtorit Dr. Memedi në korrik-gusht të vitit të kaluar.
Këto rezultate nuk do të kishin qenë të mundura pa mbështetjen e Qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë, Fondit të Shëndetësisë, Departamentit të Pediatrisë, ekipeve mjekësore dhe ekipit të administratës, si dhe donatorëve të shumtë me zemër të madhe të cilët iu përgjigjën pozitivisht thirrjes sonë për të ndihmuar Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve.
Besojmë se të gjithë ne kemi përgjegjësi për ta ruajtur, zhvilluar dhe avansuar këtë Klinikë, sepse bëhet fjalë për gjënë më të vlefshme që kemi – dhe kjo është shëndeti i fëmijëve tanë!