Ishte një nder i madh për ne që bashkëshortja e ambasadorit të Sllovakisë në RMV znj. Zhanet Markushova na vizitoi në Klinikën Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve, ku shpërndau dhurata të bukura për fëmijët dhe nënat e tyre në repartin e Hemato – Onkologjisë.
Drejtori D-r Rexhep Memedi së bashku me udhëheqësen e Repartit të Onkologjisë Prof. D-r Svetlana Koçeva dhe kryeinfermierja Elizabeta Kostova i shprehën mirënjohjen e tyre zonjës Markushova për këto dhurata të cilat sollën buzëqeshje në fytyrat e pacientëve tanë dhe prindërve të tyre.