Kompania VADRA PRODUCT përmes Lions club Alfa me presidentin e klubit Viktor Uzunovski dhe anëtarë të tjerë Prof. Dr. Elizabeta Stanevski dhe Igor Çurilov sot kanë dhuruar 20 batanije polare dhe 5 batanije elektrike në Repartin e Gastroenterologjisë dhe Hepatologjisë në Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve. Donacioni u pranua nga drejtori Dr. Spec. Rexhep Memedi dhe shefja e repartit Prof. Dr. Sonja Bojaxhieva.