Shoqëria finansiare Finmak Shkup, sot në Klinikën për sëmundje të fëmijëve ka dhuruar pako, lodra dhe materiale për avansim të kapaciteteve të repartit psikofiziologjik për të gjithë fëmijët që trajtohen në këtë repart. Ky donacion synon të mbështesë kujdesin e rreth 1000 fëmijëve të cilët gjatë gjithë vitit kanë nevojë për shërbimet e ofruara nga reparti, veçanërisht për rreth 30 fëmijë me autizëm dhe sfida të tjera zhvillimore, të cilët marrin trajtim të përditshëm në repart.
“Falënderimet tona të sinqerta për këtë donacion pasi jemi të sigurt se jo vetëm që do të sjellë gëzim për fëmijët, por edhe do të përmirësojë përvojat e tyre të trajtimit”. Lodrat, dhuratat dhe pajisjet do të na ndihmojnë dukshëm që të vazhdojmë të ofrojmë kujdes të plotë për fëmijët me sfida të ndryshme zhvillimore që trajtohen në repartin tonë”, tha Dr. Spec. Rexhep Memedi, drejtor i Klinikës Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve.
“Jemi të lumtur që me kontributin tonë shohim kaq shumë buzëqeshje të sinqerta sot. Në emrin tim dhe në emër të gjithë ekipit të Finmak – ne jemi të nderuar që jemi pjesë e një misioni fisnik me të cilin krijojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne, veçanërisht për më të rinjtë. Ky donacion është vetëm një nga mënyrat përmes së cilës ne tregojmë përgjegjësinë tonë ndaj shoqërisë dhe është obligim jo vetëm për ne, por për të gjithë palët e interesuara në shoqëri, tha Darko Stojanovski, shef operativ i Finmak.