Sindikata e Gjykatës Themelore Civile Shkup dhuroi pesë aspiratorë për Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve. Kjo aparaturë ka një rëndësi të madhe në trajtimin e përditshëm të fëmijëve me patologji të ndryshme respiratore dhe të tjera në Klinikën tonë. 
Drejtori Dr. Spec. Rexhep Memedi, në emër të të gjithë stafit të Klinikës, falënderoi të gjithë anëtarët e Sindikatës së Gjykatës Civile Shkup për solidaritetin dhe humanizmin e treguar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *