Klinikа universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup, Departamenti i Hematologjisë dhe Onkologjisë me kënaqësi priti një delegacion nga Qendra e Onkologjisë për Fëmijë Princesha Maxima në Utrecht, Holandë. Në kuadër të vizitës u realizua takim edhe me ministrin e shëndetësisë, Prof. Azir Aliu, i cili shprehu mbështetje për bashkëpunimin midis dy institucioneve. Institucioni ynë nënshkroi një Memorandum Bashkëpunimi me Qendrën Princess Maxima, qendrën më të madhe të kancerit për fëmijë në Evropë. Profesor Rob Peters tha: “Ekipi ynë ndërkombëtar është shumë entuziast për fillimin e këtij bashkëpunimi dhe është i impresionuar nga ambiciet e Qendrës në Shkup për të përmirësuar cilësinë e kujdesit për fëmijët me kancer. Kjo përshtatet në mënyrë të përkryer në programin tonë të binjakëzimit në Evropë.” Ky bashkëpunim strategjik synon të përmirësojë trajtimin e fëmijëve me kancer në Maqedoninë e Veriut përmes aktiviteteve të përbashkëta në fushat e arsimit, praktikës klinike dhe kërkimit shkencor. Fushat kryesore të bashkëpunimit përfshijnë:

  • Shkëmbim dhe trajnim të ekspertëve në onkologjinë pediatrike
  • Zhvillimin e protokolleve moderne terapeutike
  • Vendosjen e transplantimit të qelizave staminale hematopoietike
  • Mbështetje për pjesëmarrje në studime klinike
  • Përmirësimin e diagnostikimit përmes metodave molekulare dhe gjenomike dhe

citometrisë me rrjedhë

  • Trajtimin e rasteve komplekse në Qendrën Princess Maxima

Ky partneritet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të trajtimit të fëmijëve me kancer në Maqedoninë e Veriut dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në onkologjinë pediatrike.
Memorandumi u nënshkrua nga Dr. spec. Rexhep Memedi – drejtor i Klinikës universitare

për sëmundje të fëmijëve, Prof. Dr. Svetlana Kocheva- udhëheqëse e Departamentit të

Hematologjisë dhe Onkologjisë, dhe Prof. Dr. Rob Peters- kryetar i Departamentit Maxima International dhe anëtar i Bordit ekzekutiv të Qendrës Princess Maxima.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *