12 të Evropës Juglindore për Fibrozë Cistike, të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës në Prishtinë

Drejtori i Klinikës universitare për sëmundje të fëmijëve Dr. spec. Rexhep Memedi, bashkë me mjekët e repartit për Fibrozë cistike dhe Pulmologjisë, po merr pjesë në Konferencën e 12 të Evropës Juglindore për Fibrozë Cistike, të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës në Prishtinë.

Në fjalimin e tij, drejtori Memedi i shprehu mirënjohje ministrit të shëndetësisë të Republikës së Kosovës Dr. Arben Vitia për organizimin e shkëlqyer, me ç’rast theksoi arritjet e Klinikës universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup në avansimin e trajtimit të pacientëve me fibrozë cistike me terapinë më moderne , duke ndjekur në hap qendrat evropiane për fibrozë cistike.
Kjo konferencë ndërkombëtare, ku marin pjesë
ekspertët më të shquar, mjekë, përfaqësues të shoqatave, prindër dhe individë të prekur nga fibroza cistike nga vendet europiane dhe rajonale, ishtë një mundësi e mirë për të shkëmbyer informacione të reja shkencore, praktika të mira dhe zhvillime të rëndësishme në fushën e trajtimit të kësaj sëmundjeje, me qëllim për përmirësimin e jetës së personave me fibrozë cistike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *