Në prezencë të ministrit të shëndetësisë Prof. D-r Arben Taravari, sot drejtori i Klinikës Univerzitare për sëmundje të fëmijëve- D-r spec. Rexhep Memedi bashkë me ambasadorin e Japonisë në RMV- ekselenca e tij zotri OTSUKA Kazuya nënshkruan kontratë për grant- donacion të një aparati Rentgen mobil i dedikuar për pacientët neonatal dhe pedijatrik në Klinikën Univerzitare për sëmundje të fëmijëve -Shkup.
Drejtori Memedi, në emrin e të gjithë personelit të Klinikës Univerzitare për sëmundje të fëmijëve -Shkup dhe në emrin e tij personal ju shprehu falenderime të sinqerta Ambasadës së Japonisë në RMV, Ambasadorit të Japonisë- ekselenca e tij zotri OTSUKA Kazuya si dhe popullit japonez- të cilët edhe një herë, me këtë donacion të rëndësishëm të Rentgen aparatit mobil për pacientët pedijatrik dhe neonatal, treguan humanizëm të madh ndaj fëmijëve-pacientëve tanë, si dhe ndaj qytetarëve të vendit tonë.
Donacioni do të jet shumë i dobishëm, ngase do të mundësoj dijagnozë të shpejtë dhe preçize, si dhe shërbime më cilësore për pacientët më të vegjël, me çka do të shkurtohet koha e pritjes për ekzaminim dhe do të zvogëlohet reziku për komplikime në rast se simptomat e sëmundjes nuk dijagnostifikohen dhe trajtohen me kohë. Efikasiteti i teknologjisë digjitale mobile për inçizim do të ndihmoj që të shmangen rentgen ekzaminimet e përsëritura, transporti i panevojshëm dhe ndryshimi i pozicionit të trupit të pacientit.
Kjo do ju ndihmoj dukshëm foshnjeve të posalindura, sidomos prematurëve, sepse gjendjet e tyre mjekësore specifike shpeshherë nuk lejojnë nxjerjen e tyre nga inkubatori ose transportimin e tyre deri te Rentgen aparati statik, gjithashtu do të kenë dobi edhe fëmijët e sëmurë kritik të cilët nuk mund të transportohen larg nga krevatët e tyre.
D-r Memedi shprehu faleminderim edhe ndaj ministrisë së shëndetësisë dhe ministrit të nderuar z. Arben Taravari për mbështetjen e vazhdueshme, me dëshirën për bashkpunim të ndërsjellë edhe më të madh me Ambasadën e Japonisë, me qëllim për të siguruar mbrojtje shëndetësore cilësore 24 orë për pacientët neonatal dhe ato pedijatrik.