Ambasadorja e Holandës në vendin tonë – shkëlqësia e saj znj. Özlem Canel vizitoi Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve.

Drejtori i Klinikës për sëmundje të fëmijëve, Dr. spec. Rexhep Memedi, pati nderin e madh të mirëpresë Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, znj. Özlem Canel, e cila erdhi për të vizituar Klinikën tonë. Në takim u diskutuan mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit midis Klinikës së fëmijëve dhe qendrave mjekësore në Holandë, me theks të veçantë në Memorandumin e Bashkëpunimit që institucioni ynë nënshkroi së fundmi me Qendrën për Onkologji Pediatrike “Princess Maxima” nga Utrecht, Holandë.
Ambasadorja Canel shprehu mbështetjen e saj të pakursyer për këtë bashkëpunim strategjik midis dy institucioneve, i cili synon përmirësimin e trajtimit të fëmijëve me kancer në Maqedoninë e Veriut, ndërsa theksoi se Ambasada e Holandës do të jetë gjithmonë e hapur dhe e gatshme të ndihmojë në zbatimin e ideve dhe projekteve që do të jenë në dobi të shëndetit të fëmijëve.

për shëndeti ne fëmijëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *