Drejtori Dr. spec. Rexhep Memedi, në emër të tij dhe në emër të të gjithë stafit të Klinikës Universitare për sëmundje të fëmijëve – shprehu mirënjohje të madhe për Ambasadën e Japonisë, për Ambasadoren e Japonisë – shkëlqesia e saj znj. Setsuko Kawahara – dhe për popullin japonez – i cili edhe një herë, me këtë donacion të rëndësishëm dhe të vlefshëm të një Rentgen aparati funksional për pacientët neonatalë dhe pediatrikë, tregoi humanizëm të madh ndaj fëmijëve, pacientëve tanë, por edhe ndaj qytetarëve të vendit tonë.
Në promovim morën pjesë edhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, Dr. Besim Memedi, si dhe Shefi i Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vend, Dr. Akim Ali, të cilëve Drejtori Memedi ju shprehu falënderim për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Klinikës për sëmundje të fëmijëve.
Ky aparat mundëson diagnozë të shpejtë dhe të saktë, ndërsa teknologjia e imazherisë dixhitale mobile ndihmon në eliminimin e ekzaminimeve të përsëritura dhe transportit të panevojshëm, veçanërisht për të porsalindurit dhe foshnjat e parakohshme, të cilët nuk mund të hiqen nga inkubatorët e tyre dhe të transportohen në një Rentgen aparat statik.














