Klinika universitare për sëmundje të fëmijëve dhe Departamenti i Pediatrisë organizuan Aksionin tradicional të dhurimit të gjakut nën moton “Çdo pikë gjaku do të thotë jetë”.
Drejtori Dr. spec. Rexhep Memedi dhe shefja e Departamentit të Pediatrisë Prof. Dr. Sonja Bojaxhieva janë mbështetës të mëdhenjë të fushatave të dhurimit të gjakut dhe sot ishin dhuruesit e parë të gjakut.
Falenderime ndaj Institutit të Transfuziologjisë edhe ndaj të gjithë njerëzve human të Klinikës së fëmijëve të cilët morën pjesë aktive në këtë aksion duke dhuruar gjak.


