Klinika Univerzitare për sëmundje të fëmijëve vazhdon të pajiset me aparaturë të re medicinale. Këtë radhë mori disa perfuzorë ( pompa medicinale për infuzion) dhe një infuzomat medicinal, të cilët janë shumë të nevojshëm për dozim dhe aplikim preçiz të barnave.
Drejtori Dr. Rexhep Memedi ju shprehu faleminderime donatorëve- Agjencioni për Marketing DEPT dhe Kompania ROCH Maqedonia për këto donacione dhe për bashkpunimin, me shpresë që vitin e ardhshëm të realizojmë edhe më shumë projekte të përbashkëta në dobi për shëndetin e fëmijëve.