Këshilltari i Ambasadës së Maltës në Republikën e Maqedonisë së Veriut vizitoi Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup

Zotri Giuseppe Montalto, këshilltar në Ambasadën e Maltës, vizitoi Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup.
Në prag të festave të Vitit të Ri, zotri Montalto u dhuroi pako për vitin e ri fëmijëve që trajtohen në klinikën tonë, duke përcjellë mesazhe gëzimi dhe urata për shëndet më të mirë.
Drejtori i Klinikës Dr. spec. Rexhep Memedi shprehu mirënjohje për vëmendjen dhe mbështetjen e Urdhrit të Maltës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për avansimin e cilësisë së shërbimit mjekësor për fëmijët. Këshilltari Montalto shprehu gatishmërinë për mbështetje dhe ndihmë të mëtejshme për Klinikën për sëmundje të fëmijëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *