Klinika universitare për sëmundje të fëmijëve ka siguruar një aparat për Hemodializë nëpërmjet një donacioni.

Për herë të parë Klinika e Fëmijëve do të aplikoj një procedurë të re të Hemodializës, e cila është me rëndësi jetike për pacientët me insuficiencë renale akute dhe gjendje të tjera patologjike.

Vijojnë përgatitjet e fundit kadrovike, teknike dhe administrative.
Aparati Prismaflex ka mbërritur tashmë dhe vazhdon edukimi i mjekëve dhe infermierëve se si të punojnë me aparatin, me qëllim që procedura të fillojë sa më shpejt dhe me sukses.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *