Klinika univerzitare për sëmundje të fëmijëve- Shkup në mënyrë aktive i’u bashkangjit kampanjës ndërkombëtare ” Shtatori i artë” – e cila ka për qëllim ngritjen e vetëdijes gjithandej në botë për kancerin tek fëmijët. Për këtë kampanjë përdorim ngjyrën e artë në shenjë respekti për guximin dhe kurajon e fëmijëve me kancer, të shprehim solidaritetin tonë dhe të bisedojmë bashkë me fëmijët, adoleshentët dhe familjet e tyre.
Balona të artë sot fluturuan nga duart e fëmijëve, mjekëve dhe infermiereve nga reparti i Hematologjisë dhe Onkologjisë pedijatrike të Klinikës për sëmundje të fëmijëve, PËR NDER TË SHTATORIT TË ARTË- MUAJIT TË VETËDIJËSIMIT PËR KANCERIN TEK FËMIJËT!