Edhe një gjest humanizmi

Klinika Univerzitare për sëmundje të fëmijëve mori një donacion të ri nga Shtëpia botuese Ars Lamina dhe shkrimtari Zoran Spasov Xof.
Bëhet fjalë për Bibliotekën e fëmijëve ” Dhoma e përrallave ” e cila është e pajisur me shumë botime të literaturës për fëmijë, e adaptuar për moshën e fëmijëve të cilët qëndrojnë në Klinikën tonë.

Drejtori i Klinikës Dr. Rexhep Memedi, në emrin e tij personal edhe në emrin e gjithë stafit dhe pacientëve, shprehu falenderime ndaj Shtëpisë botuese Ars Lamina dhe ndaj autorit Zoran Spasov Xof për humanizmin e tyre dhe vetëdijën e lartë shoqërore që treguan .

Shpresojmë që librat fotografike dhe lektyrat me   literaturë për fëmijë do ta pasurojnë dhe do ta lehtësojnë përditshmërinë e pacientëve tanë gjatë qëndrimit në Klinikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *