Klinika Universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup, me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë, pranoi donacion-pajisje të reja mjekësore nga PEKABESKO SHA Shkup.
Donacioni përbëhet nga dy Babytherms, një Inkubator dhe dy Perfuzorë të destinuar për Departamentin e Neonatologjisë, të cilat janë shumë të nevojshme për mbarëvajtjen e procesit të punës në kujdesin e të porsalindurve me patologji të ndryshme të cilët referohen nga të gjitha maternitetet e vendit, prematurẽt (të lindur para kohe), të porsalindurit termolabilë, si dhe për trajtimin e verdhëzës tek të porsalindurit.
Perfuzorët janë të nevojshëm për aplikimin e saktë të terapisë venoze sipas protokollit, me doza të përcaktuara saktësisht dhe interval kohor të caktuar.
Drejtori i Klinikës Dr. spec. Rexhep Memedi i shprehu falenderim ministrit të shëndetësisë Prof. Dr. Arben Taravari për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe ndau Mirënjohje për drejtorin e PEKABESKO SHA Shkup zotri Slobodan Kutrevski në shenjë falenderimi për ndihmën e vazhdueshme që i jep Klinikës Universitare për sëmundje të fëmijëve.

Gjithashtu, Klinika Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve është furnizuar me aparat të ri EEG. Bëhet fjalë për video EEG Neurotravel, me një sistem të avancuar elektroencefalografie që ofron rezolucion të lartë në regjistrimin e sinjaleve EEG, me video monitorim të integruar. Sistemi mundëson saktësi të lartë dhe detaje në diagnostikimin dhe monitorimin e gjendjeve të ndryshme neurologjike në Reaprtin e Neurologjisë ku bëhen rreth 2000 regjistrime EEG në vit.
Avantazhi i pajisjes së re është se ka video monitorim gjatë regjistrimit dhe nxjerrjes së rezultateve në formë elektronike, jo në formë letre si më parë.  Me këtë është bërë një hap përpara drejt digjitalizimit në shëndetësi, i cili do të kursejë ndjeshëm kohë dhe shpenzime për letër dhe materiale të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *