Dje në Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve për herë të parë kemi vënduar në funksion pajisjen elektro-optike – Vein Viewer – për regjistrim mjekësor – lokalizimin e sipërfaqes së strukturës vaskulare.
Vein Viewer përfaqëson inovacionin më të fundit në fushën e vizualizimit të venave te pacientët pediatrik dhe neonatal.  Me teknologjinë më të fundit INR infra të kuqe që është plotësisht e sigurt për pacientët, merret një imazh i qartë HD i venave dhe kështu marrja e mostrës së gjakut nuk do të jetë më problem, gjë që do të reduktojë edhe traumat për pacientët e vegjël.

Pajisja ka aftësinë të projektojë imazhin në lëkurë, duke i lejuar operatorit të shohë enët e gjakut në kohë reale, duke e bërë shumë më të lehtë dhe më të shpejtë vendosjen e një kanule intravenoze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *