Njoftrm

Të nderuar qytetarë, 

Kohët e fundit jemi dëshmitarë të një fushate asimetrike të drejtuar kundër Klinikës Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve dhe kundër meje personalisht, të iniciuar nga individë këtu që kanë vetëm interesa personale dhe dëshirë të sëmurë për pushtet dhe pozitë, duke keqpërdorur fatet e fëmijëve. 

Këta individë e dinë shumë mirë që dezinformatat, shpifjet dhe postimet raciste bartin përgjegjësi penale dhe për këtë arsye nuk kanë guxim të dalin publikisht, por fshihen pas një fakeprofili në Facebook! 

Ndër të tjera, kishte një tendencë për të treguar se kinse tani në këtë periudhë 3 a 4 muajshe sa jamë u.d drejtor gjoja se në Klinikën e Fëmijëve ka një vdekshmëri të lartë të pacientëve! 

Por faktet flasin të kundërtën! 

Sigurisht që fëmijët janë më të dashurit tanë, jeta e çdo fëmije vlen më shumë se çdo gjë tjetër, por për hir të vërtetës dhe për të informuar drejt opinionin, u detyrova të publikoj statistika zyrtare nga Klinika e Fëmijëve! 

Nga tabela e treguar me të dhënat e sistemit informativ të Klinikës së Fëmijëve, vihet re qartë se tani kemi një vdekshmëri gati 2 herë më të ulët krahasuar me 5 vjet më parë, ose vdekshmërin 3 herë më të ulët krahasuar me 9 apo 10 vite më parë, kur kishte mesatarisht 9 vdekje në muaj, pra mesatarisht një vdekje çdo 3 ditë, në një kohë kur të tjerët drejtonin Klinikën e Fëmijëve dhe kishte një qeveri tjetër në vend! 

Nuk duhet të lejojmë që disa keqdashës të dëmtojnë imazhin e Klinikës së Fëmijëve dhe të gjithë stafit që punon 24 orë në mënyrën më profesionale dhe kujdeset për shëndetin e të gjithë fëmijëve. Kjo Klinikë është tempulli i shëndetit të fëmijëve, për më të dashurit dhe më të vegjlit tanë, të cilët shpesh vijnë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe përfundimisht dalin të shëruar nga Klinika. Ka mijëra e mijëra storje të tilla suksesi çdo vit. 

Natyrisht, kemi shumë sfida përpara nesh, në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve teknike dhe profesionale, gjetjes së zgjidhjeve për mangësitë sistemore që janë adresuar, forcimit të sistemit të mentorimit dhe transferimit  të njohurive/përvojave, kontrollës si dhe ngritjen e ndërgjegjësimit të çdo punonjësi për përgjegjësinë individuale në punë.  

Në këto 4 muaj, sa jam u.d drejtor i Klinikës Universitare për Sëmundjeve të Fëmijëve, duke skanuar situatën faktike, kam hasur në shumë probleme të shtresuara dhe të pazgjidhura prej vitesh!

Disa prej tyre janë defekte me rrezikshmëri të lartë, të cilat i kemi adresuar urgjentisht dhe tashmë jemi në fazën e sanimit të tyre. Në këto 4 muaj kemi përgatitur edhe zgjidhje për këta probleme të trashëguara, disa prej tyre I kemi zgjidhur me sukses, ndërsa shumë projekte tjera që janë me interes për shëndetin e fëmijëve jemi duke i realizuar.

Opinioni në periudhën në vazhdim në mënyrën më transparente do të informohet për të gjitha punimet dhe të gjitha projektet të cilat jemi duke I realizuar  në Klinikën për sëmundje të fëmijëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *