Sot ishte dita e fundit e Simpoziumit shkencorë me pjesmarje ndërkombëtare ” Aktualitetet në Neonatologji”, i organizuar nga Shoqata e neonatologëve, ku morën pjesë ekspert të fushave të ndryshme të Neonatologjisë. Ky simpozium ishte mundësi e vërtetë për këmbim të përvojave e njohurive për të arriturat më të fundit shkencore dhe mundësive terapeutike me qëllim të kujdesit sa më të mirë mjekësor për të posalindurit.
Drejtori i Klinikës Univerzitare për sëmundje të fëmijëve Dr. Rexhep Memedi kishte nderin të jet pjesmarës aktiv në këtë ngjarje të rëndësishme nga fusha e Pedijatrisë.
17 Nëntori shënohet në nivel global edhe si Dita botërore e prematuritetit- me qëllim të rritjes së vetëdijes për foshnjat e lindura para kohe dhe impaktit që kanë në familjet e tyre.