Njoftim

Të nderuar qytetarë, 

Klinika Univerzitare për sëmundje të fëmijëve- Shkup është institucioni më i lartë i Pedijatrisë  në vend, ku vijnë rastet më të rënda të fëmijëve me sëmundje  të ndryshme, shpesh edhe raste me gjendje kritike, të cilët vijnë nga  të gjitha qytetet e nga të gjitha spitalet e vendit tonë! 

Stafi i ekspertëve të Pedijatrisë në këtë Klinikë  mesatarisht trajtojnë 5000-6000 fëmijë në muaj, me Dijagnoza nga të lehtat e deri te ato më të ndërlikuara e komplekse. Natë e ditë , 24 orë, mjekët dhe infermieret janë në shërbim të pacientëve të vegjël, ata japin maksimumin nga vetja vetëm dhe vetëm t’ju shërbejnë pacientëve në mënyrën më profesionale. 

Pjesa dërmuese e pacientëve trajtohen me sukses, ata vijnë në Klinikë në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa dalin nga Klinika të shëruar. 

Por jo çdo herë fati është në anën e mjekëve dhe inferimereve të cilët, edhe pse japin gjithë mundin e tyre profesional e njerëzorë që të shpëtojnë jetën e fëmijëve të vegjël, ndonjëherë me zemër të thyer detyrohen të japin lajmin e hidhur prindërve.  

Por kjo nuk do të thotë se është bërë  ndonjë gabim në trajtim, siç ishte edhe rasti i parafundit për vdekjen e foshnjës nga Strumica, ku inspektorati shëndetësorë konstatoi se nuk ka asnjë lëshim në trajtim. 

Edhe për rastin e fundit që u bë publike në media, është bërë përpjekje maksimale me profesionalizmin më të lartë, por fatkeqësisht nuk ka pasur sukses. 

Për gjitha këto raste stafi i Klinikës gjithmonë shpreh keqardhje dhe bashkëndjen me familjarët e pacientëve. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *