Është nënshkruar Memorandum për bashkëpunim ndërmjet Shoqatës së qytetarëve për afirmimin e të drejtave të komuniteteve pakicë DRITA E JETËS – Shkup dhe SHPSH Klinikën për sëmundje të fëmijëve – Shkup, me qëllim të bashkëpunimit të ndërsjellë, koordinimit, planifikimit dhe realizimit të donacioneve- ndihmë vullnetare dhe pa kushte si dhe shërbime të destinuara për pacientët e vegjël, veçanërisht për familjet që janë kategori sociale e të cilat qëndrojnë në Klinikën për Sëmundjet e Fëmijëve.
Në këtë takim, drejtori Dr. Rexhep Memedi, në emër të gjithë stafit të Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve, falënderoi kryetaren e shoqatës znj. Pakiza Ahmed, bashkëpunëtorët e saj dhe të gjithë anëtarët e Shoqatës DRITA E JETËS për gjestin human dhe kujdesin e dashurinë e treguar ndaj fëmijëve.

Gjesti juaj human është shembull i përgjegjësisë dhe solidaritetit shoqëror. Shpresojmë sinqerisht për bashkëpunim të mëtejshëm të suksesshëm, i cili do të vazhdoj të kontribuojë në mirëqenien e fëmijëve tanë.
Faleminderit që jeni partnerët tanë në këtë kauzë të rëndësishme dhe fisnike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *