Njerëz human vazhdojnë të dhurojnë në Klinikën e Fëmijëve.
Kësaj radhe morëm 19 inhalatorë – për aplikimin e terapisë me inhalacion tek fëmijët – një donacion nga mërgimtari ynë nga Gjermania i cili dëshironte të mbetej anonim (dhurimi i tij i dytë) dhe 3 pastrues ajri – donacion nga Agjencia e Marketingut PIXEL.
Pastruesit e ajrit do të ndihmojnë në uljen e grimcave të dëmshme dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit në ambientet e Klinikës për sëmundjet të fëmijëve, për të ofruar kushte më të mira për pacientët më të vegjël.
Në emër të të gjithë stafit të Klinikës për sëmundje të fëmijëve shprehim mirënjohjen tonë të madhe ndaj donatorëve për humanitetin e dëshmuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *